Aktuale
A do ta shohim Vlashent Satën në “Big Brother VIP”? Artisti tregon të vërtetën
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Vlashent Sata, ka thyer heshtjen lidhur me zërat e shpeshtë që e lidhin atë me një mundësi pjesëmarrjeje në edicionin e ardhshëm të spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Lancio” me moderatorin David Prifti, artisti u vu përballë pyetjeve të drejtpërdrejta mbi thashethemet e përsëritura çdo vit rreth emrit të tij si banor i mundshëm i shtëpisë më të famshme në vend.
Gjatë bisedës në studio, debati mes moderatorit dhe artistit u zhvillua në këto nota:
– David: Do flasim pak për “Big Brother”. Vlashent Sata, çdo vit emri jot lakohet.
– Vlashent: Nuk është e vërtetë.
– David: Është shumë e vërtetë.
– Vlashent: Nuk më ka thënë njeri.
– David: Emri jot lakohet që ti do jesh banor i “Big Brother VIP Albania”. Edhe këtë vit, mua personalisht më ka ardhur në vesh kjo fjalë. A qëndron apo jo?
– Vlashent: Kur të më vijë në vesh, do t’a çoj në tru dhe do t’a nxjerr nga goja përgjigjen.
– David: Më thuaj, po apo jo?
– Vlashent: Me thënë të drejtën nuk e di.
– Vlashent: Për formatin jo, për dëshirë për të qenë pranë njerëzve po. Kur them për formatin…
– David: Që të jesh i izoluar.
– Vlashent: Më duket lojë me njerëzit dhe unë jam tip goxha emocional. Kam rastisur që kam shkuar e përshëndetur në një format të ngjashëm dhe më janë dukur ato njerëz sikur kanë bërë elektroshok.
– David: Do bëje kompromis me këtë? Se thua për formatin jo se nuk e di nëse e shikon veten të përshtatur në atë strukturë mediatike, por nga ana tjetër thua dua të jem afër popullit. A do bëje kompromis për këtë që Vlashent Sata të njihej në një spektër shumë më të gjerë?
– Vlashent: Nuk e di. Betohem, më ke kapur në flagrancë. Nuk e di, ta them troç.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: