Kronikë
Zbardhet ngjarja: Policia gjen në Vushtrri veturën e vjedhur muaj më parë në Prizren
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë në një zonë malore të Vushtrritë, e cila ishte raportuar si e vjedhur në qytetin e Prizrenit para rreth pesë muajsh.
Sipas informacioneve zyrtare, automjeti u zbulua nga efektivët e rendit gjatë patrullimit rutinor për garantimin e sigurisë publike. Pas kontrollit të numrit shasisë dhe verifikimit në sistem, u vërtetua se bëhej fjalë për mjetin e kërkuar.
Autoritetet njoftojnë se, në koordinim të ngushtë me sektorin e hetimeve në Prizren, janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa në përfundim të tyre makina do i dorëzohet sërish pronarit të ligjshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: