Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Gjilan: Dosja e Gjykatës zbardh detajet tronditëse se si u vra bashkëshortja dhe vëllai i saj

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Gjilan: Dosja e Gjykatës zbardh detajet tronditëse se si u vra bashkëshortja dhe vëllai i saj
Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.R., i cili dyshohet për vrasjen e rëndë të bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik të premten, më 9 tetor, rreth orës 14:21. Detajet e plota rreth dinamikës së këtij krimi të rëndë janë zbuluar përmes dosjes zyrtare të organit të drejtësisë. Sipas dokumentit të gjykatës, ngjarja ka ndodhur për motive ende të panjohura pas një mosmarrëveshjeje mes palëve. Fillimisht, i pandehuri V.R. kishte shkuar së bashku me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerën N.B., te familja e saj në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, por ata janë kthyer menjëherë drejt Gjilanit. Ndërkohë, viktimat E.B. (vëllai i bashkëshortes) së bashku me M.B. dhe R.B. janë vënë pas tyre me një veturë 'Pikap Opel Combo' me targa 239-HM për të biseduar. Në hyrje të fshatit Livoç i Ultë ata i kanë tejkaluar dhe kanë ndaluar për t'i pritur, ndërsa i dyshuari, i cili drejtonte një veturë 'Tiguan' të zezë me targa 06-767-HK, ka vazhduar rrugën. Gjatë kësaj kohe, teksa ishte duke lëvizur me automjet, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri të llojit 'Beretta' (me numër serial PX321722) nga afër në drejtim të bashkëshortes së tij, N.B., e cila ndodhej e ulur në ulësen e pasagjerit në anën e djathtë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është kthyer përmes një rrugë tjetër në hyrje të Livoçit dhe e ka ndalur veturën e tij pas automjetit 'Pikap' të viktimave. Sapo viktimat kanë dalë nga vetura, i pandehuri ka dalë jashtë me armë në dorë duke u bërtitur: “Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”. Ai ka shtënë menjëherë në drejtim të tyre. R.B. ka arritur të largohet duke ikur, ndërsa M.B. është plagosur, por ka mundur të shpëtojë duke u futur në oborrin e një shtëpie. Viktimat e tjera, E.B., nuk ka mundur t'i shpëtojë plumbave dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi u qëllua disa herë. Pas krimit makabër, i dyshuari e ka vendosur trupin e pajetë të bashkëshortes së tij në veturën 'Tiguan', e ka dërguar dhe e ka lënë në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para repartit të Emergjencës, ndërsa vetë është drejtuar për në stacionin policor ku është dorëzuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar