Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bardhi lëshon akuza të forta ndaj ish-zv.kryeministres: SPAK të veprojë menjëherë, drejtësia nuk ka nevojë për leje nga politika

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bardhi lëshon akuza të forta ndaj ish-zv.kryeministres: SPAK të veprojë menjëherë, drejtësia nuk ka nevojë për leje nga politika
Kreu i deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të ndërmarrë hapa konkretë dhe duke hedhur akuza të forta ndaj zvarritjeve institucionale në sistemin e drejtësisë. Në deklaratën e tij, Bardhi e ka cilësuar si një situatë absurde dhe të patolerueshme faktin se Balluku, e cila sipas tij përballet me një mori prej 14 veprash penale, vijon të jetë e paprekur dhe të mbajë detyra publike. Sipas tij, parimi i barazisë para ligjit po shkelet hapur, ndërsa thekson domosdoshmërinë që organet e drejtësisë të veprojnë të pavarura nga ndikimet apo dritat jeshile të politikës. Më poshtë po jemi sjellë të plotë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi: “DITA 32 – Drejtësi pa vonesa! Është e papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale — 2 akuza për korrupsion, 2 për pastrim parash, 2 për fshehje pasurie dhe 8 për shkelje të barazisë në tendera — të vazhdojë të jetë i lirë dhe të ushtrojë funksione publike, duke marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Mosveprimi dhe zvarritja në çështjen e Belinda Ballukut ngrenë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe forcojnë perceptimin se në Shqipëri, për njerëzit me pushtet ose të mbrojtur nga pushteti, drejtësia ecën me një ritëm tjetër. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Pa përjashtime. Pa privilegje. Pa standarde të dyfishta. SPAK duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesa të pajustifikuara, në përputhje me ligjin. Akuzat penale janë serioze dhe kërkojnë përgjigje institucionale, jo heshtje apo zvarritje. Drejtësia nuk mund të presë sinjale politike dhe as të kushtëzohet nga vullneti i Kryeministrit. Ajo duhet të veprojë e pavarur, me integritet dhe me të njëjtin standard për këdo. Dita e 32-të e pritjes është një tjetër ditë ku kërkohet përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Drejtësia duhet të veprojë!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar