Aktuale
Dhuna e pretenduar në protestë, veterani Gazmend Bytyçi denoncon rastin në IPK
Reklamë e Sponsorizuar
Veterani i luftës, Gazmend Bytyçi, ka ndërmarrë hapa zyrtarë duke i drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës një denoncim lidhur me trajtimin e dhunshëm që pretendon se i është bërë nga disa efektivë të rendit gjatë protestës së fundit në kryeqytet.
Në një prononcim publik, Bytyçi ka theksuar se megjithatë ruan besimin e plotë te institucionet e sigurisë dhe te Policisë së Kosovës në përgjithësi.
Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.
Unë besoj në policinë time!
Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.
Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.
Rroftë Republika e Kosovës!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: