Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ramush Haradinaj kërkon opozitë të fortë kundër keqqeverisjes pas miratimit të Speciales

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ramush Haradinaj kërkon opozitë të fortë kundër keqqeverisjes pas miratimit të Speciales
Pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka reaguar ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar se të martën është përmbyllur me sukses një proces i rëndësishëm për vendin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka konsideruar miratimin e këtij ligji si një hap jetik për mbrojtjen e të drejtave të Kosovës, duke nënvizuar se me përkushtim dhe vullnet çdo sfidë mund të kapërcehet. "Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë", ka deklaruar Haradinaj. Me këtë rast, ai nuk ka lënë pa i dërguar një urim edhe presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj institucionale. "Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë", është shprehur ai në mesazhin e tij. Nga ana tjetër, Haradinaj ka tërhequr vëmendjen se Kosova ka ende përpara sfida të hapura që kërkojnë vëmendje urgjente. "Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës", ka përfunduar Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar