Kronikë
Ndryshimet në Ligjin e Speciales, zyra e gjykatës: Nuk patëm asnjë konsultë paraprake
Reklamë e Sponsorizuar
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë asnjë konsultë zyrtare lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e kësaj gjykate.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Michael Doyle, ka theksuar se për momentin nuk ka ndonjë qëndrim apo koment specifik rreth këtyre ndryshimeve ligjore, duke vënë në pah se vëmendja e institucionit është e përqendruar te misioni i saj kryesor.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: