Politikë
Në prag të dorëzimit të detyrës sëueses së Presidentes, Albulena Haxhiu shfaqet pranë bashkëshortit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, pritet që ditën e sotme t'ia dorëzojë zyrtarisht udhëheqjen e shtetit Presidentes së sapozgjedhur, Justina Shiroka Pula.
Haxhiu ka mbajtur këtë post të lartë prej muajit prill, periudhë kjo kur iu dha fund mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani.
Pak orë para ceremonisë së dorëzim-marrjes së detyrës, ajo ka zgjedhur të kalojë momente qetësie në shoqërinë e bashkëshortit të saj.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, i cili aktivizohet si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku ka ndarë me ndjekësit pamje nga kjo kohë e kaluar së bashku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: