Aktuale
Kthehen reshjet dhe ulja e temperaturave: Ja parashikimi i motit për ditët në vijim në Shqipëri
Reklamë e Sponsorizuar
Vendi ynë do të përballet sërish me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasi nisur nga dita e nesërme, e enjte, 8 tetor, Shqipëria do të përfshihet nga reshjet e shiut.
Sipas të dhënave meteorologjike, reshjet do të përfshijnë disa rajone të territorit dhe parashikohen të shoqërohen me shtrëngata lokale, veçanërisht gjatë ditëve të premte dhe të shtunë.
Ky sistem i paqëndrueshëm moti pritet të mbetet prezent edhe në vijim, ku mundësitë për reshje do të vazhdojnë deri të mërkurën, më 14 tetor.
Pohohet gjithashtu se termometri do të shënojë ulje të vlerave termike, me rënien e temperaturave që do të jetë më e ndjeshme në fillim të javës që vjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: