Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mbappe tejkalon “Fenomenin” Ronaldo në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbappe tejkalon “Fenomenin” Ronaldo në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit
Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo Nazario, të cilit i duheshin 177 ndeshje për të arritur 104 gola. Sulmuesi francez ishte një nga heronjtë e rikthimit në Santiago Bernabeu të martën mbrëma, teksa Reali u kthye nga disavantazhi 0-1 për të mposhtur PSV-në 5-1 në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve. Përveç Mbappes, Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Vinicius Junior shënuan për Realin. Mbappe arriti 105 gola në 121 ndeshje, ndërsa Ronaldos i duheshin 177 ndeshje për të shënuar 104 gola për Real Madridin nga viti 2002 deri në vitin 2007. Ai tani është i barabartë me Luis Molownyn, ndërsa i është afruar edhe Gareth Bale, i cili ka shënuar 106 gola për Realin. Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit është Cristiano Ronaldo me 450 gola, i ndjekur nga Karim Benzema me 354. Me këto dy gola, ai ka gjithsej 76 gola në Ligën e Kampionëve, dhe vetëm Cristiano Ronaldo (140), Lionel Messi (129), Robert Leëandoëski (109) dhe Karim Benzema (90) janë përpara tij. Me këtë fitore, Real Madridi mori përkohësisht kreun e tabelës së Ligës së Kampionëve, me pesë fitore në pesë ndeshje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar