Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Gjatë vizitës, Çeku dhe Haxhiu janë mirëpritur nga nxënësit e shkollës, me të cilët kanë zhvilluar një bashkëbisedim për barazinë gjinore, respektin e ndërsjellë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e raportimit të çdo forme të dhunës dhe kërkimit të ndihmës pranë mekanizmave përkatës. Po ashtu, është theksuar roli dhe përgjegjësia e secilit në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se përmes aktiviteteve të tilla synon të forcojë rolin e shkollave në ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, si dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar