Sport
Rrënimet në Ujman, Prattipati i shkon në Ministri Fitore Pacollit, ambasada jep detajet e takimit
Reklamë e Sponsorizuar
E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, ka takuar sot ministren e Mjedisit, Fitore Pacolli, për të diskutuar “mbi qeverisjen mjedisore dhe stabilitetin rajonal”.
Për këtë takim ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë.
“Ato diskutuan rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, duke garantuar njëkohësisht respektimin e procedurave të rregullta ligjore dhe të drejtave pronësore për të gjitha komunitetet”.
Takimi mes tyre vjen pas reagimit të ambasadës lidhur me prishjen e disa shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit.
“Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit të rregullt ligjor nuk kontribuon në stabilitet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe do t’u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë”, tha ambasada e SHBA-së në Prishtinë për Kosova Online.
Ditë më parë, Pacolli kishte publikuar një video gjatë rrënimit të një shtëpie përreth Ujmanit, duke treguar se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.
Sipas saj, rrënime ndodhën edhe në Liqenin e Radoniqit, ndërsa tha se në plan kanë edhe Batllavën dhe Badovcin.
Kjo çështje u trajtua edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2026, i cili vuri në pikëpyetje kompetencat e Policisë për t’u asistuar ndërmarrjeve publike në marrjen në posedim dhe rrënimin e pronave, pa vendime të përshtatshme gjyqësore ose administrative.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: