Politikë
Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, fokus investimet në energji të ripërtëritshme
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, dhe udhëheqësen e zyrës së Odës Ekonomike Austriake në Prishtinë, Vjosa Huruglica Vranoci, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në investimet në sektorin e energjisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë takimit një nga temat kryesore ishte ankandi i ardhshëm për energjinë e erës, përmes të cilit parashihet të sigurohen deri në 200 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme.
Ministria bën të ditur se Rizvanolli ka ftuar kompanitë austriake të marrin pjesë në këtë proces dhe të dorëzojnë ofertat e tyre, duke theksuar potencialin e Kosovës për investime të reja në energji të pastër.
“Palët diskutuan gjithashtu ecurinë e projekteve për ruajtjen e energjisë përmes sistemeve të baterive, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e fleksibilitetit dhe sigurisë së sistemit energjetik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: