Kronikë
Incident i rëndë në Lezhë: Flakët përfshijnë pallatin 4-katësh, vihen në rrezik banorët
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje alarmante ka tronditur këtë të mërkurë lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, ku një pallat katërkatësh është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar situata paniku mes qytetarëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshimet e para sugjerojnë se vatra e zjarrit është aktivizuar si pasojë e një rrjedhjeje gazi, e cila ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve në ambientet e ndërtesës.
Administratori i pallatit, i cili ndërhyri menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, ka dhënë detaje rreth dinamikës së ngjarjes, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë e strukturave të emergjencës ka shmangur një tragetitë më të madhe.
"Ishte rreth orës katër kur po zbritja shkallët dhe vura re flakët në katin e parë. Menjëherë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë një person dhe njoftova autoritetet. E falënderoj shërbimin zjarrfikës dhe efektivët, pasi mbërritën në kohën e duhur edhe pse situata ishte mjaft e rënduar dhe e mjegulluar", ka deklaruar ai, duke shtuar se vihej re frika nga shpërthimi i mundshëm i ndonjë bombole gazi.
Si pasojë e thithjes së tymit dhe situatës së krijuar, pesë persona kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: