Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Dhuna ndaj grave është urgjencë kombëtare” – Qytetarët marshojnë sërish në Prishtinë për drejtësi

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Dhuna ndaj grave është urgjencë kombëtare” – Qytetarët marshojnë sërish në Prishtinë për drejtësi
Vala e protestave kundër dhunës dhe vrasjeve të grave ka vazhduar sërish në Kosovë, ku qytetarët kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar që ky fenomen alarmant të trajtohet si emergjencë kombëtare. Gjatë marshimit protestues në Prishtinë janë bërë publike letrat e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, dokumente këto që ajo ia kishte adresuar më parë institucioneve duke kërkuar mbrojtje institucionale. Të mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kanë kërkuar shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës që kanë treguar neglizhencë në trajtimin e rastit të 49-vjeçares. Turma e qytetarëve ka vazhduar marshimin drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa një ndalesë është bërë edhe para objektit të policisë. Vëllai i Erona Coklin, e cila u vra gjatë vitit 2024 brenda një institucioni shtetëror, ka kërkuar drejtësi për motrën e tij dhe për të gjitha gratë e tjera viktima të dhunës. Protestuesit janë ndalur gjithashtu para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke kërkuar masa disiplinore nga ky institucion ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati. Marshimi protestues është përmbyllur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku është kërkuar llogaridhënie institucionale për dështimin në mbrojtjen e jetëve të grave, ndërkohë që statistikat tregojnë se vetëm gjatë vitit 2026 në Kosovë janë shënuar tetë raste të vrasjeve të grave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar