Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rey Manaj tund rrjetën, por Sivasspor regjistron humbjen e radhës në Turqi

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rey Manaj tund rrjetën, por Sivasspor regjistron humbjen e radhës në Turqi
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka shkëlqyer sërish me paraqitjen e tij, megjithatë goli i shënuar nuk ka qenë i mjaftueshëm për Sivassporin, i cili është mposhtur në udhëtim nga Vanspori me rezultatin 3:1, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të Turqisë. Përballja nisi në favor të vendasve, të cilët morën kontrollin e lojës dhe zhbllokuan shifrat në minutën e 14-të përmes Seven. Avantazhi i Vansporit u thellua në minutën e 59-të nga Manis, ndërsa Alvaro de Oliveira vulosi epërsinë e sigurt të skuadrës së tij duke shënuar golin e tretë në minutën e 81-të. Momenti i kuqez AK-së erdhi në minutën e 85-të, kur Rey Manaj u shfaq protagonist për Sivassporin, duke realizuar të vetmin gol për skuadrën e tij në këtë takim. Pas një krosimi preciz në zonën kundërshtare, 29-vjeçari u tregua i vendosur duke u shkëputur bukur në ajër dhe ka goditur saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë. Pavarësisht këtij realizimi të bukur nga sulmuesi shqiptar, Sivasspori nuk arriti të përmbysë rezultatin apo të shmangë disfatën në këtë transfertë të vështirë. Pas 14 xhirove të zhvilluara, Vanspor pozicionohet në vendin e 13-të me gjithsej 16 pikë të grumbulluara, ndërsa Sivasspor mbetet pesë shkallë më poshtë në tabelë, duke renditur në vendin e 18-të me 13 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar