Politikë
Përplasje verbale në protestë: Tensionohen raportet mes mbështetësve të opozitës dhe të rinjve te Ministria e Arsimit
Reklamë e Sponsorizuar
Afrimi i simpatizantëve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohej tubimi i thirrur nga studentët, ka sjellë tensione dhe debate të ashpra mes dy palëve në shesh.
Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer replika të forta lidhur me angazhimin politik dhe rolin e opozitës në këtë lëvizje studentore, duke sjellë përplasje verbale mes tyre.
Debati ka nisur kur një prej protestuesve ka kërkuar llogari rreth pranisë dhe rolit të Sali Berishës në protestë, duke e vënë në dyshim mbështetjen e tij.
Ndaj kësaj pyetjeje ka reaguar një nga protestuesit, duke mbrojtur qëndrimin e saj me argumentin se ajo ndodhet në shesh prej 150 ditësh dhe se Berisha, sipas saj, mbështet kauzën e studentëve njësoj siç ajo vetë i mbështet ata.
Nga ana tjetër, një tjetër zë kritik në tubim ka kundërashtuar praninë e figurave politike, duke iu drejtuar me tone të ashpra dhe duke e akuzuar opozitën se po përdor strukturat e saj për të shpërqendruar dhe dëmtuar protestën e të rinjve, duke përdorur shprehje të rënda në drejtim të ish-kryeministrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: