Sport
Superdueli në La Liga, Simeone paralajmëron për rrezikun e Barçës, Flick kërkon vetëm fitoren në Madrid
Reklamë e Sponsorizuar
Vëmendja kryesore e kësaj jave në kampionatin spanjoll do të jetë te stadiumi “Metropolitano”, ku të dielën Atletico do të presë kampionët në fuqi të Barcelonës, në një sfidë që premton spektakël.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur këtë të premte, trajneri i madrilenëve, Diego Pablo Simeone, ka shprehur respektin maksimal për kundërshtarin, duke mos i kursyer elozhet. “Nuk kam asnjë dyshim se përballë do të kemi skuadrën më të mirë. Besoj se lojtarët e mi nuk kanë nevojë për motivim shtesë, por e gjithë skuadra duhet të tregojë kujdes maksimal ndaj elementëve si Yamal dhe Raphinha”, u shpreh tekniku argjentinas.
Në krahun tjetër, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, është treguar tejet i vendosur për objektivin e skuadrës së tij në këtë transfertë delikate. “E di se na pret një përballje tepër e fortë, por synimi ynë i vetëm janë tri pikët. Për Barcelonën do të kishte peshë të madhe që të shkonim në periudhën e ndeshjeve të kombëtareve duke kryesuar renditjen e kampionatit”, deklaroi trajneri gjerman.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: