Kronikë
Vrasja e Liridona Ademajt: Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit dhe familjes së viktimës më 29 tetor
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Apelit ka caktuar për datën 29 tetor, me fillim nga ora 09:50, seancën për shqyrtimin e ankesës së Naim Murselit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët mbrojtës të Murselit, synon prishjen e aktgjykimit aktual ose caktimin e një dënimi më të butë për të.
Në pretendimet e tyre, mbrojtja e Murselit thekson se gjykata e shkallës së parë ka bërë një vlerësim të njëanshëm dhe selektiv të provave, ndërsa ka ngritur dyshime edhe rreth mënyrës se sa rregullisht është zhvilluar marrja në pyetje e tij nga ana e policisë.
Po ashtu, avokatët e Murselit argumentojnë se gjykata ka shpërfillur disa nga kërkesat e tyre thelbësore, mes të cilave ishin propozimi për rikonstruktimin e skenës së krimit dhe ekzaminimi i veshjeve të të akuzuarit.
Në anën tjetër, përmes avokatit Leotrim Syla, në Gjykatën e Apelit ka ushtruar ankesë edhe familja e së ndjerës Liridona Ademaj.
Përfaqësuesi ligjor i familjes Ademaj i ka kërkuar trupit gjykues të Apelit që dënimi me burgim të përjetshëm, përveç Naim Murselit dhe Granit Plavës, t'i shqiptohet edhe Kushtrim Kokallës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: