Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Po i ikën halleve të kryeqytetit” – Asamblistja e VV-së ashpër ndaj kryetarit Përparim Rama

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Po i ikën halleve të kryeqytetit” – Asamblistja e VV-së ashpër ndaj kryetarit Përparim Rama
Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Nexhmije Gjema, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar atë se po merret me tema të mëdha politike e shtetërore, ndërkohë që sipas saj po neglizhon sfidat reale të qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjema ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për gjendjen aktuale në kryeqytet, duke veçuar problemin e korrupsionit dhe mbyten e qytetit nga mbeturinat. Ajo ka përdorur një gjuhë kritike, duke aluduar se kreu i komunës po tenton të shmangë vëmendjen publike nga dështimet në nivel lokal përmes deklaratave të herëpashershme për Qeverinë, median dhe politikën e jashtme. “A e keni vërejtur Përparim Ramën se si flet për Qeverinë, gazetarët, politikën e jashtme e sidomos për çështjet shtetërore? Por vetëm me punët e veta nuk merret! E gjuan gurin sa më lart, që krejt me kqyrë kah qielli, e mos me pa çka po ndodh poshtë, në Prishtinë! Korrupsioni deri në fyt... I mbuluar në bërllok deri në krye, duke kundërmuar... Pret me u marrë tash personat e rëndësishëm me të! Se gjoja unë qëndroj lart, shumë lart!... Populli e ka një thënie për çiftin e tij: ‘Dhia e zgjebosur, e mban bishtin përpjetë!’ P.S. Më falni, por s'po mundem me u duruar... se ma prishi lukthin!”, ka shkruar ndër të tjera Gjema në reagimin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar