Sport
Ndërhyrja kirurgjikale kalon me sukses: Futbollisti i KF Arsimi, Diego Contreras, i jep fund ankthit pas lëndimit të rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarjet e ndeshjes mes KF Arsimit dhe Sileksit, e zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, kaluan në plan të dytë për shkak të fatkeqësisë që pësoi sulmuesi kolumbian i skuadrës nga Çegrani, Diego Contreras.
Megjithatë, situata ka marrë kthesë pozitive, pasi gjatë orëve vona të mbrëmjes së kaluar, drejtuesit e klubit njoftuan opinionin publik se operacioni kirurgjikal i lojtarit ka kurorëzuar me sukses të plotë.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi ka përcjellë urimet më të ngrohta për lojtarin, duke theksuar: “Klubi ynë i uron Diegos shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë, me dëshirën për ta parë sa më shpejt sërish në fushën e gjelbër”.
Po ashtu, drejtuesit e Arsimit nuk kanë lënë pa falënderuar edhe personelin shëndetësor: “Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për ekipin mjekësor dhe të gjithë mjekët që u kujdesën për përfundimin me sukses të operacionit të futbollistit tonë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: