Sport
Deklarata e bujshme e Xhevat Prekazit: Nuk e ndjek fare Kombëtaren e Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-futbollisti i njohur me origjinë nga Kosova, Xhevat Prekazi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik me prononcimet e tij të bujshme rreth ndeshjeve dhe skuadrave të futbollit.
Gjatë një interviste të dhënë për “Open TV”, kur është pyetur nëse e ndjek paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës, ai ka dhënë një përgjigje negative, duke theksuar se preferon vetëm disa klube të caktuara ndërkombëtare.
“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi.
Ky nuk është rasti i parë që ish-sportisti bëhet kryefjalë e mediave për qëndrimet e tij publike, të cilat shpesh kanë ngjallur debate të forta dhe reagime të shumta në opinionin vendas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: