Aktuale
Tragjedi në Kosovë: Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte shpallur i zhdukur
Reklamë e Sponsorizuar
Ka marrë fund kërkimi disa-ditor për të moshuarin, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij. Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga autoritetet kompetente.
Lajmi i hidhur është konfirmuar zyrtarisht nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi ku bëhet e ditur se trupi i pajetë i të ndjerit është lokalizuar nga efektivët e Policisë së Kosovës.
"Ju njoftojmë me dhimbje se z. Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga Policia e Kosovës. Shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e tij. Faleminderit të gjithëve për ndihmën, angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë kërkimit", thuhet në mesazhin e kësaj shoqate, duke shprehur mirënjohje për secilin që kontribuoi në aksionin e kërkimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: