Botë
Prapaskenat e Bayern Munich: Dy kushtet kyçe për të siguruar të ardhmen e Michael Olise
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pse marrëveshja aktuale e Michael Olise është e vlefshme deri në vitin 2029, drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur lëvizjet konkrete për të siguruar një rinovim afatgjatë me talentin francez, i cili po ndiqet me vëmendje nga gjigantët e tjerë evropianë.
Sipas burimeve mediatike në Gjermani, klubi bavarez është detyruar të shtyjë bisedimet e parapara me sulmuesin 24-vjeçar, pasi para tyre dalin dy çështje kyçe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Sfida e parë lidhet ngushtë me aspektin financiar. Gjigantët e Bundesligës duhet të rishikojnë ndjeshëm ofertën ekonomike për Olise, i cili aktualisht pëfiton 14 milionë euro në vit.
Nga ana e tij, lojtari kërkon një trajtim financiar të barabartë me yjet e tjerë të skuadrës, si Jamal Musiala dhe Harry Kane. Për ilustrim, Musiala arkëton 21 milionë euro në sezon, ndërsa kapiteni anglez arrin shifrën e 25 milionë eurove në vit.
Ndryshe qëndron puna me pengesën e dytë, e cila ka të bëjë me ambicien e klubit për të përfshirë një klauzolë largimi në kontratën e re. Përfaqësuesit e Bayernit insistojnë në këtë pikë, por francezi kundërshton fuqishëm, duke preferuar të mbajë të hapura dyert për një lëvizje të ardhshme në karrierën e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: