Sport
Skandal në Spanjë: Vihet në pranga kapiteni i skuadrës së njohur për dhunë në familje
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik sportiv, pasi Josan Ferrández, futbollist dhe kapiten i skuadrës së Elche CF, është vënë në pranga nga autoritetet pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij për shkak të dyshimeve për dhunë në familje.
Sportisti po mbahet i ndaluar në ambientet e gjykatës së Orihuelës, ndërkohë që pritet që organet e drejtësisë të vendosin mbi masën e tij të sigurisë dhe fatin e mëtejshëm ligjor.
Josan, i cili verën e kaluar pati rolin e lajmëtarit zyrtar gjatë festimeve tradicionale në qytetin e Elches, ka dy vajza me partneren e tij, me të cilën aktualisht ndodhet në procedurë e sipër të ndarjes.
Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga autoritetet, dosja e ngritur ndaj tij përmban prova të ndryshme materiale, ku përfshihen mesazhe me përmbajtje fyese në platformën WhatsApp, si dhe fotografi që dëshmojnë dëmtime trupore, të cilat pala paditëse ia faturon dhunës së ushtruar.
Tashmë i takon organeve kompetente të hidh dritë mbi rrethanat e plota të këtij incidenti dhe të zbardhin përgjegjësitë ligjore. Ndërkaq, deri në një vendim zyrtar të formës së prerë nga gjykata, futbollisti gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë, teksa vijon të qëndrojë në gjykatë në pritje të seancës për caktimin e statusit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: