Sport
Skenar apokaliptik për Manchester Cityn: Rreziku i përjashtimit nga futbolli profesionist anglez
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester City mund të përballet me një sanksion tejet të rëndë që rrezikon të ndryshojë përgjithmonë kursin e historisë së klubit nga Premierliga.
Sipas gazetarit të njohur Duncan Castles, gjiganti anglez rrezikon dëbimin përfundimtar nga elita e futbollit anglez, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e shpronësimit nga pronarët e Abu Dhabit, nëse tensionet aktuale me ligën marrin një rrjedhë edhe më të ashpër.
Gjatë një paraqitjeje në podkastin "The Transfers", Castles bëri të theksuar se ndër masat ndëshkimore që po shqyrtohen mund të jetë edhe refuzimi i Ligës së Futbollit Anglez (EFL) për t'i hapur dyert klubit në ndonjë nga divizionet e saj, skenar ky që do ta linte skuadrën totalisht jashtë sistemit profesional të futbollit në Angli.
Gjithashtu, gazetari shton se mes masave të mundshme ndëshkimore mund të kërkohet edhe largimi me forcë i pronarëve, anëtarëve të bordit dhe drejtuesve kryesorë të klubit.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur një komision i pavarur e ka shpallur zyrtarisht Manchester Cityn fajtor për 114 nga gjithsej 115 shkelje të rregullave financiare, të regjistruara gjatë periudhës 2009-2018.
Nga ana e tij, klubi i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat dhe ka ushtruar të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, ndërkohë që ende nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me masat konkrete disiplinore që do të merren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: