Aktuale
Skandali i videove intime të Adrian Hilës, reagon ashpër Robert Berisha: Nëse i ka përdorur për përfitime...
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku ka ndarë mendimin e tij rreth ngjarjes më të bujshme që ka tronditur së fundmi skenën e showbiz-it shqiptar.
Gjatë bisedës, kur u ndal te skandali i publikimit të videove intime, Berisha u shpreh se heshtja është ilaçi më i mirë për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë. Ai theksoi se në raste të tilla, gratë ndodhen gjithmonë në një pozitë dukshëm më të vështirë krahasuar me burrat, duke u përballur me ngarkesë emocionale, stres dhe pasoja më të rënda shoqërore.
Duke e komentuar drejtpërdrejt situatën e kompozitorit Adrian Hila, artisti u tregua kritik, duke nënvizuar se nëse xhirimet janë realizuar për qëllime përfitimi, veprimi është i papranueshëm. Sipas tij, edhe nëse bëhet fjalë për një lloj varësie apo dëshire personale për t'i ruajtur pa i shpërndarë, sërish mbetet një gabim i rëndë.
“Unë shpesh e kam thënë që ‘ne lejleku nuk na ka sjellë’. E kanë bërë shumë të madhe. Nuk është mirë që ka ndodhur. Nëse e ka bërë për përfitime, ka bërë shumë të keq. Edhe nëse është si ndonjë sëmundje që ka qejf me i pasur për vete ato xhirime dhe mos me ia treguar dikujt tjetër, prapë është gabim”, u shpreh Robert Berisha gjatë intervistës.
Në fund të diskutimit, këngëtari kujtoi gjithashtu një ngjarje të ngjashme të ndodhur disa vite më parë në Kosovë, ku protagonist kishte qenë një ish-konkurrente e formatit “Big Brother”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: