Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Përplasje automjetesh në Vlorë: Një i lënduar dhe dy shoferë shoqërohen në polici

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasje automjetesh në Vlorë: Një i lënduar dhe dy shoferë shoqërohen në polici
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në qytetin e Vlorës, konkretisht pranë zonës së njohur si “Tregu i Frutave”, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje. Si pasojë e këtij incidenti, një person ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital, ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar nga forcat e rendit për verifikime të mëtejshme. Në lidhje ngjarjen, autoritetet policore kanë dhënë detajet paraprake, duke bërë të ditur se rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti” te “Tregu i Frutave”, janë përplasur makinat me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç. Sipas bluve, në mjetin që drejtohej nga 30-vjeçari D. D. ndodheshin pesë pasagjerë. Një prej tyre është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit, është larguar në banesë. Ndërkaq, dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po kryen të gjitha veprimet e duhura për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar