Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Haziri paralajmëron vazhdimin e protestave: Do të ruajmë me vigjilencë Ligjin për Gjykatën Speciale

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haziri paralajmëron vazhdimin e protestave: Do të ruajmë me vigjilencë Ligjin për Gjykatën Speciale
Organizatori i nismës protestuese “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, ka konfirmuar se vala e protestave nuk do të ndalet, ndonëse ato do të pësojnë ndryshime në organizimin e tyre. Gjatë paraqitjes së tij, ai bëri të ditur se tubimet nuk do të jenë më të përditshme, duke vënë kështu fund ritmit të mbajtur përgjatë tri javëve të kaluara. “Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar