Politikë
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, Haxhiu: Kuvendi përmbylli me sukses një rrugëtim të gjatë politik
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke vlerësuar lart konsolidimin e institucioneve shtetërore.
Haxhiu ka bërë të ditur se legjislativi ka arritur të përmbyllë një proces politik sa të gjatë, aq edhe të ndërlikuar. Sipas saj, përmes arritjes së marrëveshjes është siguruar një zgjidhje e qëndrueshme institucionale për vendin.
Duke kujtuar kohën kur shërbeu si ushtruese e detyrës së presidentes, kryeparlamentarja nënvizoi se ky rol ishte një nder i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe shtetërore. Ajo theksoi se u angazhua me përkushtim të plotë për të ruajtur stabilitetin dhe funksionimin e rregullt të shtetit deri në momentin e votimit të presidentes së re.
"I uroj suksese të plota Presidentes së re të Republikës, akademikes Justina Shiroka Pula, në kryerjen e detyrës së saj të rëndësishme në shërbim të vendit dhe të gjithë popullit tonë. Për mua ishte një privilegj i lartë të udhëheqja presidencën në një fazë vendimtare, duke u siguruar që kontinuiteti shtetëror të mos cenohej në asnjë çast," u shpreh ndër të tjera Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: