Sport
Nga finalja e Arsenal-Man City te 'Air Albania': Kush është gjyqtari anglez që do të drejtojë Shqipëri-Bjellorusi
Reklamë e Sponsorizuar
UEFA i ka besuar drejtimin e sfidës së radhës mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë arbitrit të njohur anglez, Samuel Barrott.
Pavarësisht moshës së tij vetëm 32-vjeçare, Barrott gëzon një karrierë të pasur dhe spikat me paraqitjet e tij në Premier League, ndërkohë që arritja e tij e fundit më e rëndësishme në fushën ndërkombëtare dhe vendase ishte vendosja e drejtësisë në finalen e Superkupës së Anglisë (FA Community Shield) mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Dueli i rëndësishëm për Ligën e Kombeve ndërmjet Kombëtares kuqezi dhe përfaqësueses bjelloruse është programuar të luhet më 26 shtator, duke filluar nga ora 20:45, në impiantin modern “Air Albania” në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: