Sport
Surpriza e madhe në Formula 1: Antoneli eliminohet herët, Rasëll siguron 'Pole Position' fantastik
Reklamë e Sponsorizuar
Sezoni i Formula 1 po dhuron kualifikueset më të paparashikueshme të vitit, të cilat kanë rezervuar një surprizë të bujshme për tifozët e këtij sporti.
Piloti Kimi Antoneli nuk ka arritur të kalojë as fazën e parë të kualifikueseve. Ndonëse llogaritej si një nga pretendentët kryesorë për të luftuar për 'pole-position', ai u detyrua të mjaftohet vetëm me vendin e 16-të në vijën e nisjes. Ëndrra e tij për një renditje në krye u shua pasi u përplas me murin gjatë provës së dytë të shpejtë, duke dëmtuar rëndë bolidin e tij.
Nga kjo pakujdesi ka përfituar menjëherë shoku i tij i skuadrës, Xhorxh Rasëll. Ky i fundit ka realizuar një paraqitje fantastike, duke rrëmbyer vendin e parë në nisje me një diferencë prej më shumë se tetë të dhjetave të sekondës nga ndjekësit e tij më të afërt.
Pozitat e tjera në renditje u siguruan nga Sharl Lëklerk, i cili konfirmoi edhe një herë formën e tij të shkëlqyer në këtë pistë ku zakonisht shfaqet mjaft i shpejtë. Ndërkohë, vendi i tretë i theu zemrën rivalëve dhe i togojë Piastrit me MekLaren, i cili do ta nisë garën krah Haxharit të Red Bullit.
Sa i përket pjesës tjetër të grid-it, Lando Norris dhe Luis Hemilton do të pozicionohen në rreshtin e tretë. Më pas pasojnë Gasli, Vershtapen, Sainz dhe Kolapinto, të cilët mbyllin dhjetëshen më të mirë të nisjes.
Vlen të theksohet se gara zyrtare do të zhvillohet nesër. Ky ndryshim në kalendar vjen pasi e diela në Azerbajxhan përkon me “Ditën e Përkujtimit” për dëshmorët e rënë në luftën me Armeninë për rajonin e Nagorno-Karabakut në vitin 2020.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: