Botë
Marrëdhënia me Barron: Melania Trump zbulon detaje nga dinamika familjare dhe axhenda e ngarkuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka ndarë disa rrëfime të rralla rreth lidhjes me djalin e lor, Barron, duke pranuar se momentet e përbashkëta familjare janë bërë gjithnjë e më të pakta për shkak të impenjimeve.
Gjatë një prononcimi në emisionin “The Big Money Show” të “Fox Business”, ajo u pyet se si menaxhon kohën mes jetës familjare dhe përgjegjësive të shumta publike e private.
Duke qenë se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, udhëhiqen nga agjenda tejet të ngjeshura, 56-vjeçarja theksoi se çdo hapësirë për familjen kërkon planifikim të detajuar paraprak.
“Koha si familje po bëhet gjithnjë e më e kufizuar”, u shpreh ajo, duke vënë në dukje se kreu i Shtëpisë së Bardhë shpesh e mbyll ditën e punës duke qëndruar në Zyrën Ovale deri në orët e vona të mbrëmjes.
Teksa u ndal te 20-vjeçari Barron, i cili ndjek studimet e larta në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), Melania vuri në dukje pavarësinë e tij në rritje.
“Barron tashmë është shndërruar në një të ri, ndaj mbase ndonjëherë ai ndihet edhe i çlirët kur unë merrem me aktivitetet e mia. Dhe kjo është plotësisht në rregull”, u shpreh ajo.
Këto deklarata vijnë në një periudhë kur kureshtja publike rreth jetës së Barron ka shënuar rritje. Mediat në SHBA kanë vënë në dukje se ai preferon një profil të ulët dhe se, për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj familjes Trump, çdo lëvizje e tij shoqërohet nga protokolle të rrepta sigurie.
Në të kaluarën, kabineti i Melania Trump ka bërë thirrje që detajet intime të jetës së Barron të respektohen, duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme ndaj tij.
Pavarësisht këtij profili të tërhequr, Barron ka pasur disa dalje të rralla publike gjatë kohëve të fundit, ku spikasin prania e tij në finalen e Kupës së Botës 2026 në Nju Xhersi dhe pjesëmarrja në një ngjarje UFC të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, pavarësisht aludimeve mediatike për një shkëputje të mundshme nga jeta publike, Melania Trump nuk e ka cilësuar lidhjen me djalin e saj si të tensionuar, duke preferuar të fokusohet te sfidat kohore të një familjeje me detyra shtetërore dhe te pjekuria e të birit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: