Aktuale
E ardhmja e Hakan Calhanoglu në pikëpyetje, Interi nis nga puna për zëvendësuesin e tij
Reklamë e Sponsorizuar
E ardhmja e Hakan Calhanoglu te Interi duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën zikaltër.
Kontrata e mesfushorit turk skajon në qershor të këtij viti dhe, deri në këto momente, nuk ka asnjë zhvillim konkret lidhur me një mundësi rinovimi.
Në këto rrethana, klubet e mëdha turke, Fenerbahce dhe Galatasaray, kanë hyrë tashmë në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Nga ana e tij, drejtuesit e Interit nuk po humbasin kohë dhe kanë nisur punën për të gjetur pasardhësin e tij në mesfushë. Sipas mediave italiane, klubi milanez ka piketuar Alessandro Romanon si profilin ideal.
Talenti 20-vjeçar, i cili së fundmi ka regjistruar edhe debutimin e tij me kombëtaren italiane, po zgjon interesimin e disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin evropian. Megjithatë, për momentin, Interi pozicionohet si skuadra më e favorizuar për ta transferuar, ndërsa Cagliari kërkon një shifër mes 20 dhe 25 milionë eurove për kartonin e lojtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: