Botë
Perspektiva evropiane e Kosovës në fokus, Abdixhiku pret në takim zyrtarin e lartë gjerman Anton Hofreiter
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.
Në qendër të bisedimeve mes dy liderëve kanë qenë zhvillimet aktuale politike si në vend ashtu edhe në rajon. Vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit evropian të Kosovës, si dhe domosdoshmërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e raporteve me Gjermaninë dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: