Sport
Formacion me ndryshime rrënjësore: Kosova zbulon 11-shen për sfidën ndaj Izraelit, Muriqi e Zhegrova në stol
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës është gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, ku do të përballet sonte në udhëtim me Izraelin, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B. Të dyja skuadrat kërkojnë këndelljen pas humbjeve në ndeshjet e kaluara; Dardanët vijnë pas disfatës 3-1 nga Austria, ndërsa izraelitët u mposhtën në shtëpi 0-3 nga Irlanda. Kosova numëron tri pikë deri më acum dhe kërkon me çdo kusht rezultat pozitiv për të mbetur në garë për kreun e grupit.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka ndërmarrë vendime të guximshme duke bërë ndryshime të shumta në formacionin titullar. Spikat lënia në stol e sulmuesit kryesor, Vedat Muriqit, i cili nuk do ta nisë takimin nga minuta e parë, ashtu sikurse edhe Edon Zhegrova. Në repartin e sulmit, barrën e udhëheqjes do e mbajë dyshja Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani.
Përveç Muriqit, nga minuta e parë në këtë përballje do të mungojnë edhe emra të tjerë si Leon Avdullahu, Dion Gallapeni dhe portieri Aro Muriç. Përballja mes Izraelit dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45.
Formacioni zyrtar i Kosovës:
Shaipi; Vojvoda, Dellova, I. Krasniqi, Avdyli; Jashari, Kaçuri, Matoshi, E. Krasniqi; Rrahmani, Asllani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: