Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Pacolli: Nis restaurimi i lumenjve në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pacolli: Nis restaurimi i lumenjve në Kosovë
Komunat e Klinës, Obiliqit, Kamenicës dhe Mamushës do të jenë të parat në Kosovë që do të zbatojnë modelin e ri për restaurimin e lumenjve dhe mbrojtjen e ekosistemeve, pas nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në kuadër të Programit IWRM-K, i bashkëfinancuar nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli e cila njofton se përmes këtij bashkëpunimi synohet zbatimi i Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë, të cilat respektojnë ekosistemet dhe ulin ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet. Ndërhyrjet e parapara përfshijnë rikthimin e bimësisë përgjatë brigjeve të lumenjve, largimin e barrierave që pengojnë rrjedhën natyrore dhe krijimin e më shumë hapësirave të lira për lumenjtë. Sipas njoftimit të ministres së Mjedisit, ky model i ri do të shërbejë si standard për të gjitha projektet e ardhshme ujore në Kosovë. “Për ta shtrirë këtë transformim në nivel kombëtar, brenda gjashtë muajve, në bashkëpunim me IWRM-K, do të hartojmë edhe Udhëzuesin me standardet për Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë, që do të zbatohet në projektet e lumenjve në të gjithë vendin”, ka shkruar ministrja Pacolli. Ky hap vjen pas vendimit për ndalimin e betonimit të lumenjve, të marrë në muajin prill të këtij viti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar