Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit
Rreth 190 mijë euro u mblodhën për shërimin e Endrit Azemit nga Gjilani, i cili pretendonte se vuante nga Leukemia Akute. Por, 20-vjeçari u arrestua më 22 nëntor, nën dyshimin se kishte sajuar sëmundjen për të përfituar financiarisht nga qytetarët. Në dëshminë e dhënë para prokurorisë, të cilën e ka siguruar Kiks Kosova, Azemi ka deklaruar se është shëndoshë e mirë dhe se asnjëherë nuk ishte diagnostikuar me Leukemi. Ai pretendon se ishte detyruar dhe kërcënuar nga 23-vjeçari Jon Sadiku për të realizuar mashtrimin. Sipas tij, Sadiku kishte organizuar të gjithë planin, kishte falsifikuar dokumentet e spitalit Acibadem në Turqi dhe i kishte premtuar 10 mijë euro nga shuma e mbledhur. Por, Sadiku i ka mohuar këto pretendime. Ai ka thënë se e kishte ndihmuar Endritin sepse kishte besuar se ishte i sëmurë, duke mohuar se e kishte kërcënuar, falsifikuar dokumente apo se kishte planifikuar të përfitonte para nga ky rast. Ndërkohë, familjarët e Endritit kanë deklaruar se nuk kishin qenë në dijeni për mashtrimin. Motra e tij, pjesëtare e FSK-së, e cila kishte dalë publikisht për të kërkuar ndihmë financiare, dy ditë para arrestimit të tij, tha se vetullat dhe flokët 20-vjeçarit i kishin rënë nga mungesa e vitaminave. Nga apeli për ndihmë u grumbulluan 189 mijë e 206 euro e 8 centë. Sipas informatave, as Endriti dhe as familjarët e tij nuk kanë shpenzuar para nga kjo shumë. Llogaritë bankare të tyre janë bllokuar, ndërsa fondet e mbledhura përmes GoFundMe u janë kthyer donatorëve. Ndërkohë, të njejtit mësojnë se organet e hetuesisë kanë nisur të sigurojnë listat e personave të cilët kanë dhënë donacione në sheshin e qytetit të Gjilanit, në mënyrë që të gjithë të marrin paratë e tyre mbrapsht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar