Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Pasi përuroi një projekt, Përparim Rama: “Me mua kryeministër, Kosova si Singapori”

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi përuroi një projekt, Përparim Rama: “Me mua kryeministër, Kosova si Singapori”
Publikuar më: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambicien për t’u bërë kryeministër i Kosovës, duke premtuar se në këtë pozitë do ta shndërronte vendin në një shtet të zhvilluar si Singapori. Gjatë inaugurimit të një pjese të Rrugës A, të mërkurën, Rama ka deklaruar se Kosova ka potencial për zhvillim, por siç deklaron shpesh, sipas tij kjo po pengohet nga Qeveria Kurti. “Do të ishte më e lehtë nëse s’do të na bllokonin e sabotonin. E me na ndihmu paramendojeni se çka do të bënim. Do të bënim vend fenomenal. Vetëm duhet një qeveri bashkëpunuese e jo sabotuese”, ka thënë Rama para mediave. Ai ka shtuar se si kryeministër synon që Kosova të jetë si Singapori apo vendet e tjera të zhvilluara. “Si kryeministër, synojmë që Kosova të jetë si Singapori apo si vendet e zhvilluara sepse kemi rini të mrekullueshme, potencial të mrekullueshëm të zhvillimit”, ka deklaruar ai. Kryetari i Prishtinës, i cili po e ushtron mandatin e dytë, në tetor kishte bërë të ditur se synimi i tij i radhës është posti i kryeministrit. Rama ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Prishtinës nën siglën e LDK-së ndonëse në vazhdimësi ka deklaruar se nuk ka librezë të kësaj partie. Ai nuk e ka fshehur dëshirën as për ta drejtuar LDK-në.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar