Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nëntori i Bashkimit është amaneti i flijimit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nëntori i Bashkimit është amaneti i flijimit
Nëntori është muaji i Shenjtë i shqiptarëve, muaji i dritës, i lavdisë dhe i rilindjes sonë kombëtare. Ai nuk është thjesht një faqe kalendari, por vetë tempulli ku ruhet kujtesa e përjetshme dhe pavdekësia e kombit tonë. Ky rrugëtim i Shenjtë filloi me Profetin e Lirisë dhe Bashkimit Shqiptar, Gjergj Kastriotin Shpëtimtar e Hyjnor dhe Simbol. Më 28 Nëntor të vitit 1443, në Krujën legjendare, ai ngriti Flamurin me Shqiponjën dykrenare dhe bashkoi principatat arbërore. Me shpatën dhe vizionin e tij profetik, Gjergji na tregoi se vetëmbrojtja dhe bashkimi janë kushti i vetëm për mbijetesë, duke hedhur themelet e pavdekshme të identitetit tonë. Shekuj më vonë, ky zjarr i ndezur në Krujë u shndërrua në dritën e 28 Nëntorit të vitit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali dhe etërit e kombit shpallën Pavarësinë, duke kurorëzuar ëndrrën e brezave për Shtet të lirë. Por Nëntori i bashkimit vazhdoi të shkruhej me gjak e sakrificë edhe në historinë tonë më të re. Ky muaj i shenjtë mban vulën e 28 Nëntorit të Shenjtë 1955, ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe 28 Nëntorit 1997, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sollën agimin e lirisë përfundimtare të Kosovës dhe dëshmuan se amaneti i Gjergj Kastriotit ishte ende gjallë. Këto data të mëdha janë gurëthemeli të pavdekësisë sonë. Ato na kujtojnë se çdo hap drejt lirisë u la me gjakun e dëshmorëve, me mundin e atdhetarëve dhe me sakrificën sublime të atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jemi të lirë. (Prandaj, Nëntori i Bashkimit mbetet amaneti më i Shenjtë i flijimit.) Është trashëgimia e Shenjtë që kemi detyrë t'ua përcjellim pasardhësve tanë – jo thjesht si histori të lavdishme, por si betim të përjetshëm për ta dashur, mbrojtur dhe lartësuar atdheun, gjithmonë të bashkuar rreth Flamurit tonë Kuq e Zi dhe Gjergj Kastriotit, të dërguar nga Zoti Shpëtimtar për Shqiptar. Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit! Gëzuar Nëntorin e Shenjtë, ju njerëz të Krijuesit, Shqiptar të Bekuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar