Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Shukeri i dërgon një mesazh Bellinghamit: Ky festim më duket shumë i njohur

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shukeri i dërgon një mesazh Bellinghamit: Ky festim më duket shumë i njohur
Legjenda kroate e futbollit, Davor Shuker, është bërë gjithnjë e më aktiv në rrjetet sociale. Këtë herë, ish-sulmuesi i Real Madridit ka reaguar pas golit spektakolar të Jude Bellinghamit. Sipas mediumit kroat, “Index”, Shukeri e përgëzoi yllin anglez për realizimin e bukur, por njëkohësisht i kujtoi se festimin e tij karakteristik me krahët e hapur e kishte bërë shumë kohë përpara tij. “Çfarë goli, Jude Bellingham! Ky festim më duket shumë i njohur”, shkroi Shuker në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi nga koha kur ishte futbollist, në të cilën shihet duke festuar me krahët e hapur. Real Madridi e mposhti PSV Eindhovenin me rezultat 5:1, të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve. Skuadra holandeze shkoi në pushim me epërsi 0:1, pas golit të Ivan Perishiqit nga penalltia, por madrilenët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë, duke shënuar pesë gola. Bellingham realizoi golin e përmbysjes në minutën e 60-të. Pas golit, ai festoi në mënyrën e tij karakteristike, me krahët e hapur para tifozëve madrilenë. Ish-sulmuesi kroat është bërë mjaft aktiv në Instagram gjatë muajve të fundit. Së fundmi, ai kishte uruar Harry Kane për fitimin e ‘Topit të Artë’, ndërsa javën e kaluar publikoi edhe një fotografi me dy herë kampionin e botës në Formula 1, Fernando Alonso, në Las Vegas. Shuker luajti për Real Madridin nga viti 1996 deri më 1999. Në 109 paraqitje realizoi 49 gola dhe fitoi katër trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 1998. Në të njëjtin vit, ai fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në Francë, ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë realizime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar