Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ambasada e Kosovës në Londër organizon aktivitet në Parlamentin Britanik për mbështetjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasada e Kosovës në Londër organizon aktivitet në Parlamentin Britanik për mbështetjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, në bashkëpunim me kryetarin e Grupit Ndërpartiak për Kosovën në Parlamentin Britanik, Martin Vickers, ka organizuar një aktivitet në ambientet e Parlamentit Britanik, në mbështetje të organizatës “The Ideas Partnership” (TIP). Aktiviteti kishte në fokus avancimin e arsimit, përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ky organizim shënoi 15-vjetorin e veprimtarisë së organizatës TIP, me ç'rast u prezantuan vizioni dhe objektivat e saj deri në vitin 2041, si dhe nevoja për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për vazhdimin dhe zgjerimin e aktiviteteve. Një moment i veçantë ishte leximi i mesazhit mbështetës nga Mbretëresha Camilla, ndërsa bashkëthemeluesja e organizatës, Elizabeth Gowing, prezantoi arritjet e deritanishme, ndikimin në komunitet dhe synimet për të ardhmen. Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe Eranda Kapiti, e cila vlerësoi kontributin e TIP-it në fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara. Ajo theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare për promovimin e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për të gjithë në Kosovë. Në kuadër të aktivitetit, të pranishmit patën mundësi të njiheshin edhe me verërat e Kosovës, të prezantuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, përmes së cilave u promovuan tradita, cilësia dhe potenciali i vendit në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë. Në mesazhin përmbyllës të aktivitetit u theksua se investimi në arsim, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta është investim në një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar