Ekonomi
Nagavci: 41 milionë euro për pajisje të reja mjekësore dhe përmirësimin e shëndetësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë miratuar dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe Bankën Evropiane të Investimeve, përmes të cilave parashihen 41 milionë euro për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.
Sipas saj, këto mjete do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe aparaturave shëndetësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe shtatë spitalet rajonale.
Nagavci ka bërë të ditur se në Komisionin për Buxhet është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin e Depozitave.
Po ashtu, në këtë komision janë miratuar Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: