Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ahmeti: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk duhet të pranohet dhe tolerohet

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ahmeti: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk duhet të pranohet dhe tolerohet
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë sot hapjen zyrtare të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila synon ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti theksoi përgjegjësinë e institucioneve në parandalimin e dhunës, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështetjen për viktimat. “Përgjegjësia jonë si institucione publike duhet të dëshmohet përmes veprimeve konkrete, mbështetjes për viktimat, bashkëpunimit ndërinstitucional, edukimit dhe krijimit të mekanizmave që garantojnë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna. Nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të barabartë nëse një pjesë e saj vazhdon të jetojë me frikën e dhunës. Prandaj angazhimi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm për të krijuar një kulturë ku dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk pranohet, nuk arsyetohet dhe nuk tolerohet”,tha Ahmeti. Në kuadër të aktivitetit u organizua edhe një panel diskutimi, ku morën pjesë komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli, përfaqësuesi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Visar Zeqiri, përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Shamolli, si dhe përfaqësuesi i OSBE-së, Ismet Lepaja. Diskutimi u përqendrua në identifikimin dhe raportimin e rasteve të dhunës, përgjegjësitë institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mekanizmave që ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për viktimat. Përmes këtij aktiviteti u ritheksua nevoja për angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat mund të jetojnë të sigurta, me dinjitet dhe pa frikën e dhunës. Aktiviteti u realizua nga Komuna e Lipjanit, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar