Politikë
Kuvendi i Republikës së Serbisë emëron deputetin shqiptar Visar Memeti në një pozitë ndërkombëtare!
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti shqiptar nga Lugina, Visar Memeti, është zgjedhur zëvendësanëtar i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Vendimi është miratuar sot nga Kuvendi i Serbisë, në kuadër të formimit të delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare, shkruan fol online
SEECP është një mekanizëm i bashkëpunimit rajonal që synon forcimin e dialogut politik, stabilitetit dhe integrimit evropian. Në këtë platformë bëjnë pjesë 13 pjesëmarrës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Emërimi i Visar Memetit krijon një mundësi për përfaqësimin dhe artikulimin e çështjeve të shqiptarëve të Luginës në një forum parlamentar rajonal.
Ndërkaq, deputeti tjetër shqiptar, Shaip Kamberi, nuk figuron në listën e delegacioneve të përhershme ndërkombëtare të miratuara në këtë seancë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: