Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Spahiu: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave, hapet fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Spahiu: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave, hapet fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka bërë të ditur se sot është hapur fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, me mesazhin “Mos e normalizo. Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”. Ajo ka theksuar se kjo fushatë synon të riafirmojë angazhimin për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë jeton e sigurt, e lirë dhe me dinjitet. Spahiu ka përmendur edhe ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, duke thënë se përmes tij po ndërmerren hapa konkretë për forcimin e mekanizmave institucionalë, zgjerimin e shërbimeve mbështetëse dhe fuqizimin social e ekonomik të grave dhe vajzave. “Me ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, po ndërmarrim hapa konkretë drejt forcimit të mekanizmave institucionalë, zgjerimit të shërbimeve mbështetëse dhe fuqizimit social e ekonomik të grave dhe vajzave”,ka shkruar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar