Politikë
Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, pritet nga ambasadori Durmishi
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në një aktivitet zyrtar në Tiranë.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se në Ambasadë është pritur nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, dhe stafi diplomatik.
Ajo ka treguar se gjatë vizitës ka pranuar si dhuratë monografinë kushtuar këngëtares së njohur shqiptare nga Kosova, Shpresa Gashi, me titull “Përtej këngës
“Sot, pas aktivitetit zyrtar në Tiranë, pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, ku u prita ngrohtësisht nga Ambasadori ynë, z. Skender Durmishi, dhe stafi i Ambasadës. Një befasi e këndshme ishte dhurata e monografisë kushtuar Shpresa Gashit, me titull “Përtej këngës”, të cilën ma dhuroi vetë autorja, znj. Flora Masurica Durmishi. Shpresa Gashi është një nga emrat më të veçantë të skenës së muzikës së lehtë shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: