Politikë
Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Gjatë vizitës, Çeku dhe Haxhiu janë mirëpritur nga nxënësit e shkollës, me të cilët kanë zhvilluar një bashkëbisedim për barazinë gjinore, respektin e ndërsjellë dhe të drejtat e njeriut.
Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e raportimit të çdo forme të dhunës dhe kërkimit të ndihmës pranë mekanizmave përkatës.
Po ashtu, është theksuar roli dhe përgjegjësia e secilit në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se përmes aktiviteteve të tilla synon të forcojë rolin e shkollave në ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, si dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: