Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nesër hidhet shorti, FSHF organizon aktivitete të veçanta në “Shtëpinë e Futbollit”

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nesër hidhet shorti, FSHF organizon aktivitete të veçanta në “Shtëpinë e Futbollit”
Më 26 nëntor, vëmendja e futbollit shqiptar do të jetë te shorti i finaleve të UEFA EURO U-21 2027, ku Kombëtarja U-21 do të mësojë kundërshtarët e saj në këtë kompeticion madhor. Në kuadër të këtij momenti të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë disa aktivitete të veçanta në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke e kthyer këtë ditë në një festë të futbollit dhe një moment bashkimi për komunitetin sportiv. Programi do të nisë me një festival futbolli për fëmijët, me aktivitete të dedikuara për më të vegjlit, të cilët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e atmosferës festive që shoqëron këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin shqiptar. Gjithashtu, në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një event i veçantë, ku do të jenë të pranishëm personalitete të futbollit shqiptar, ish-futbollistë, partnerë të FSHF-së, përfaqësues të medias, bashkëpunëtorë dhe të ftuar të tjerë. Të pranishmit do të ndjekin drejtpërdrejt ceremoninë zyrtare të shortit, përmes së cilës Kombëtarja U-21 do të njohë kundërshtarët e saj në këtë kompeticion madhor. Kjo ditë shënon një tjetër hap drejt finaleve të EURO U-21 2027, që do të organizohen në Shqipëri dhe Serbi, dhe një mundësi për të ndarë së bashku emocionet e një ngjarjeje historike për futbollin shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar