Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nesër reshje intensive, shtrëngata dhe rrezik përmbytjesh, IGJEO paralajmëron: Ja qarqet më të rrezikuara

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nesër reshje intensive, shtrëngata dhe rrezik përmbytjesh, IGJEO paralajmëron: Ja qarqet më të rrezikuara
Shqipëria do të përfshihet të enjten, më 26 nëntor, nga një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike, me reshje intensive shiu, shtrëngata dhe erë të fortë, ndërsa në disa qarqe paralajmërohet rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dherave. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, situata më problematike pritet të jetë në qarkun e Shkodrës, ku reshjet parashikohen të jenë shumë intensive. Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive priten në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa reshje intensive do të përfshijnë Durrësin, Tiranën, Vlorën dhe Gjirokastrën. Në qarqet Elbasan dhe Fier parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive. Shtrëngata priten në të gjithë territorin e vendit. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Reshjet e dendura pritet të sjellin gjithashtu rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Sa u përket temperaturave, vlerat minimale dhe maksimale të ajrit gjatë ditës së enjte parashikohen të jenë:– Në bregdet: 11 deri në 17°C;– Në zonat e ulëta: 12 deri në 18°C;– Në zonat malore: 3 deri në 13°C.Përkeqësimi i motit do të shoqërohet edhe me intensifikimin e erës, e cila pritet të fryjë mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë bregdetit do të jetë e fortë deri shumë e fortë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar